Zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 09:00
Zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë

Kjo është përmbledhja e zhvillimeve të fundit të luftës në Ukrainë

Rusia ka konfirmuar që ministri i saj i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen të enjten në Turqi, në takimin e parë prej pushtimit rus.

Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga qyteti verilindor, Sumi, pasi Rusia është pajtuar për të ndalur bombardimet.

Guvernatori i qytetit ka thënë se korridori humanitar do të mbetet i hapur edhe të mërkurën.

Moska është pajtuar për një tjetër armëpushim për të mundësuar ikjet e civilëve në qytetet që sulmohen, kanë raportuar mediat ruse. Korridoret do të hapen sërish për Kievin, Çernihivin, Sumin, Harkivin dhe Mariupolin në orën 10:00, sipas kohës lokale.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një ofertë të Polonisë për të transferuar aeroplanët luftarakë MiG-29, të prodhuar nga Rusia, në bazën amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, teksa përballet me pushtimin rus.

Mbretëria e Bashkuara ka bërë të ditura sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat u japin autoritetet ministrave që të ndalojnë aeroplanët rusë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ta bëjnë shkelje penale fluturimin apo aterrimin e tyre në territorin britanik.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur ndalesën e plotë ndaj importeve të naftës, gazit dhe thëngjillit rus.

McDonals’s, Starbucks dhe Coca-Cola janë kthyer në kompanitë e fundit të Perëndimit që pezullojnë bizneset e tyre në Rusi.

(Kosova Sot Online)