Kurti e Peci thërrasin konferencë për media

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 14:38
Kurti e Peci thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të mbajnë sot konferencë për media.

“Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Nuk është bërë e ditur tema e konferencës. 

(Kosova Sot Online)