
Daçiq lyp vota duke folur kundër Perëndimit e Kroacisë: Ata s’janë gati as për dron, NATO-n e shkatërruam

Ivica Daçiq komentoi rrëzimin e dronit në Zagreb në një tubim parazgjedhor në Beograd.
Kreu i listës zgjedhore të koalicionit të mbledhur rreth Partisë Socialiste të Serbisë deklaroi kështu se kroatët “nuk janë gati as për dron”, duke treguar se si Serbia e kishte sulmuar një avion të NATO-s më 1999.
“Politika jonë është e qartë, ne e shkatërruam NATO-n. Në listën tonë është Zoltan Dani që e rrëzoi F-117 e padukshëm. Ne e rrëzuam të padukshmen, dhe këta kroatët nuk mund ta rrëzojnë këtë dron… Epo, ata nuk janë gati për dron”, tha Daçiq në një tubimin parazgjedhor.
Agjencia kroate e lajmeve, Index, që e përcjell lajmin, shkruan se avioni F-117 të cilin e përmend Daçiqi, u rrëzua gjatë një bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në mars 1999.
Daçiqi është një nga eksponentët më të zëshëm pro-rus në Serbi. Ai shpejt u shpreh kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
(Kosova Sot Online)