Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore, arrestohen 6 persona dhe mbyllen 14 qendra masazhi në Kosovë

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 22:49
Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore, arrestohen 6 persona dhe mbyllen 14 qendra masazhi në Kosovë

Gjashtë persona janë arrestuar prej tyre dy janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë si dhe dy raste janë iniciuar për përfshirje të të dyshuarve në veprat  penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’  dhe  ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Këto arrestime erdhën pas një plani operativ i cili me datë 15 dhe 16 mars 2022 është zbatuar duke realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve. Hetuesit policorë nga DHTQNj këtë plan e kanë realizuar në bashkëpunim me inspektorë të MTI-së dhe me ATK-në.

Përmes një komunikate për media të PK-së bëhet e ditur se janë mbyllur 14 lokale dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.

“Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset  e huaja  në mungese të  paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga   Drejtoria  për  Migrim dhe Huaj e PK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.


(Kosova Sot Online)