“Homofob, s’ki vend në Kuvend”, protestë para Parlamentit

  • G.G /
  • 17 March 2022 - 13:29
“Homofob, s’ki vend në Kuvend”, protestë para Parlamentit

Një grumbull qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit duke protestuar pasi dje dështoi miratimi i Projektkodit Civil i cili do të rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Në protestën e shoqërisë civile, protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Dashnia nuk është sëmundje”, “Dashnia është rezistente”, “Me homofoba nuk ka shtet” e “Homofob, s’ki vend në Kuvend”.

Protestesit lëvizën shesheve të prishtinës duke bllokuar në fund hyrjen e ndërtesës së Kuvendit.

Në Parlament të mërkurën nuk kaloi Projektkodi Civil, i cili do t’u hapte rrugë martesave mes personave të së njëjtës gjini.

Nga 61 deputetët që morën pjesë në votim, 28 deputetë kanë votuar pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

(Kosova Sot Online)