Amerikanët flasin për luftën në Ukrainë, çka nuk po shkon sipas planeve të Putin?

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 19:26
Amerikanët flasin për luftën në Ukrainë, çka nuk po shkon sipas planeve të Putin?

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane thotë se pushtimi rus i Ukrainës ka ngecur në të gjitha linjat, derisa trupat ruse nuk kanë lëvizur drejt Kievit që nga java e kaluar.

Rusët kanë lëshuar më shumë se 1100 raketa por se disa prej tyre kanë dështuar të lëshohen e disa nuk kanë shpërthyer.

SHBA nuk mund të konfirmojë ose të mohoj pretendimin e Rusisë se ka përdorur një raketë hipersonike, tha zyrtari, duke shtuar se nuk ishte e qartë se pse një raketë e tillë do të ishte e nevojshme, vetëm nëse rusët do të kishin pasur mungesë raketash ose kanë dashur të dërgojnë një mesazh.

Amerikani tha se ka pasur rritje të aktivitetit detar në Detin e Zi, i cili besohej se përfshinte granatime rreth portit të Odesës.

(Kosova Sot Online)