Biden nga Polonia bën thirrje për unitet kundër Putinit

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 08:58
Biden nga Polonia bën thirrje për unitet kundër Putinit

Presidenti i SHBA Joe Biden pritet që të deklarojë në një fjalim në Poloni të shtunën se “bota e lirë” kundërshton pushtimin rus të Ukrainës dhe se ka unitet midis ekonomive kryesore për nevojën për të ndaluar Vladimir Putinin, tha Shtëpia e Bardhë.

Pas tre ditësh takime urgjente me aleatët e G7-tës, Këshillin Evropian dhe NATO-n, si dhe një vizite me trupat amerikane në Poloni, Biden do të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda.

 

(Kosova Sot Online )