
Zelensky: Rusia po vret kryebashkiakët tanë

President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar për gazetën britanike The Economist se disa nga kryetarët e komunave ukrainase tashmë janë vrarë nga forcat ushtarake ruse.
Lajmin e ka kumtuar mediumi ukrainas The Kyiv Independent përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Kjo gazetë citon presidentin ukrainas të ketë thënë se rusët po rrëmbejnë kryetarët e qyteteve ukrainase, ku disa kryebashkiakë të rrëmbyer nga ushtria ruse dolën të jenë të vdekur.
“Zelensky: Disa kryebashkiakë të rrëmbyer nga Rusia dolën të jenë të vdekur. (Rusët) po rrëmbejnë kryetarët e qyteteve tona. Disa prej tyre nuk mund t’i gjejmë. Disa prej tyre i kemi gjetur tashmë dhe ata janë të vdekur”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për The Economist”.
https://twitter.com/KyivIndependent/status/1508391079288225804?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1508391079288225804%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fzelensky-rusia-po-vret-kryebashkiaket-tane%2F(Kosova Sot Online)