Mësohet epiqendra dhe shkalla e tërmetit që goditi Kosovën

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 11:26
Mësohet epiqendra dhe shkalla e tërmetit që goditi Kosovën

Kosova sot është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 2.8 shkallë të Rihterit, ndërsa epiqendra është regjistruar 11 kilometra nga Prizreni, skatësisht në komunën e Suharekës

Nga të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), tregojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra nga Prizreni, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 2km.

Ndërsa qytetar të Suharekës, saktësisht nga fshatrat Svarovë, Vraniq, Bukosh, kanë bërë të ditur se lëkundjet janë ndjerë shumë.

Ndërsa raportohet se qytetarët të këtyre fshatrave kanë dalë nga shtëpitë e tyre.

(Kosova Sot Online)