Konkurojnë me Erdoganin, serbët ofrohen si vend ku mund të negociojnë Ukraina dhe Rusia

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 12:47
Konkurojnë me Erdoganin, serbët ofrohen si vend ku mund të negociojnë Ukraina dhe Rusia

Kryeparalamentari serb Ivica Daçiq ia ka bërë një ofertë Rusisë dhe Ukrainës që të negociojnë në Serbi me ndërmjetësimin e kësaj të fundit. Rusia dhe Ukraina dje zhvilluan një rund tjetër negociatash në Stamboll të Turqisë, me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili po ndërmjetëson.

Duke folur në një intervistë për gazetën ruse Izvestia , Daçiq përmendi mikun e tij, kryediplomatin rus, Sergei Lavrov i cili, sipas tij, gjithashtu e konsideron këtë mundësi.

“Miku im, ministri i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse, Sergei Lavrov, së fundi në një bisedë me gazetarët serbë foli pozitivisht për këtë mundësi dhe më vjen mirë për këtë”, tha Daçiq.

Ai ritheksoi edhe njëherë faktin se Serbia nuk do t’i vendos sanksione Rusisë, edhe nëse kjo i kushton në çështjen e anëtarësimit në BE.

(Kosova Sot Online)