Kurti: Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE

  • E.K /
  • 02 May 2024 - 10:24
Kurti: Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në dhe në këtë kontekst ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, ka thënë Kurti sot në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Europian.

(Kosova Sot Online)