Gjykata Kushtetuese freskon punëtorët e saj, secili do të pi çka të dojë deri në 51 mijë euro

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 15:17
Gjykata Kushtetuese freskon punëtorët e saj, secili do të pi çka të dojë deri në 51 mijë euro

Punonjësit e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e kanë hequr gajlen e pijeve të ftohta dhe të nxehta për një kohë të gjatë.  Për Lëngjet, çajat, kafet e pijet e gazuara ky  institucion ka vendosur që t’i shpenzoj 51 mijë euro.  Derisa kontrata për furnizim i është besuar kompanive  “Shqiponja dhe “Amazona Hotel”.

Image

Çdo pije që do ta konsumojnë punëtorët e  Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për një kohë të gjatë,  do të kushtojë 0.99 cent, duke mos bërë dallimin se çka është ajo, kafe, çaj, lëngë apo pije ekzotike.

“Bekimi”  për këtë shërbim e kanë marrë kompanitë  “Shqiponja dhe “Amazona Hotel”, që edhe janë shpallu fitues të tenderit, të shpallur nga Kushtetuesja.

Në garë për tenderin “Shërbime me pije jo alkoolike dhe pije të nxehta” kanë qenë edhe dy kompani të tjera, që kanë ofruar çmime astronomike më të lartë. Njëra ka aplikuar me 1.75 cent, derisa tjetra me 2.25 cent.

Këtu lind edhe dyshimi, se në këtë tender ka pasur një skemë të mashtrimit, pasi që për të njëjtin shërbim ka çmime dukshëm të ndryshme.

 Në dosjen e tenderit të cilën e ka pa Syri.net, shihet se kompania “Beni Dona” ka ofertuar në Gjykatën Kushtetues për ta marr tenderin për pije, me vlerë prej 2 euro e 25 cent për një produkt.

Kurse, kompania tjetër “Naim B. Zejnullah” që po ashtu ishte pjesë e kësaj gare ka provuar ta fitoj tenderin me 1 euro 75 cent, shkruan Syri.net

Por, që të dyja këto kompani janë eliminuar dhe fituese janë shpallë “Shqiponja dhe “Amazona Hotel”, me  0.99 cent për një produkt.

Në dosjen e tenderit është treguar se me 51 mijë euro dë konsumohen disa lloje të pijeve.

(Kosova Sot Online)