Publikohet raporti për rastet e reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 15:05
Publikohet raporti për rastet e reja me koronavirus në Kosovë

29 raste të reja me koronavirus janë regjistruar që nga dje në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 36 pacientë.

Konfirmimi i këtyre raste ka ardhur pas testimit të mbi 800 mostrave.

“Nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953. Në total numri i rasteve aktive është 538”, ka njoftuar Ministria.

(Kosova Sot Online)