Fati i Telekomit në betejë për ti shpëtuar zhvatjes nga oligarkët Devolli!

Fati i Telekomit në betejë për ti shpëtuar zhvatjes nga oligarkët Devolli!

Hajrullah Tërnava

  • 06 April 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Situata tani e krijuar mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, e që tani këtë konflikt duhet ta zgjedhin institucionet e drejtësisë të Kosovës, sikur që janë gjykatat kompetente të vendit tonë, duhet që në detaje ta zbardhin këtë rast i cili tani e sa kohë kërkon zgjidhje, dhe tani është momenti dhe koha që do të tenton Telekomi i Kosovës ta fiton betejën e plotë kundër oligarkëve Devolli. Prokurorija duhet të vepron shpejtë dhe gjykata le të shkëputet nga lidhja me krimin e të gjykon drejtë.

Sipas njoftimit më të ri i cili është publikuar nga Telekomi i Kosovës, kjo ndërmarrje publike, po kërkon hetim të ri për dyshimet për vepër penale në rastin Z-Mobile, pas fitores së fundit në Gjykatën e Apelit, e cila e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me kontestin rreth pagesës së një gjobe të pa drejtë milionëshe ndaj Telekomit, në llogari të oligarkëve Devolli- respektivisht Dardafonit- Z-Mobile dhe që e ka kthyer këtë çështje në pikën zero. Tani është momenti dhe mundësia që do të merr kjo aferë e madhe e plaçkitjes së kësaj ndërmarrje publike ngadalë, por sigurt rrugë të zbardhjes dhe nxjerrjes para drejtësisë të krejt atij rrjeti kriminal që e kishte përgatitur në të kaluarën skenarin e shkatërrimit dhe të privatizimit eventual nga Devollët e lidhur me ish pushtetarët e kaluar dhe njerëzit e tyre në sistemin e kapur të drejtësisë.

Telekomi i Kosovës ka iniciuar kërkesë për fillim të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrjeje dhe personave privatë lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e mbi 100 milionë euro në rastin Z-Mobile. Inicimi i kërkesës është bërë për dyshimet për lidhje të kontratës së dëmshme, fshehje dhe manipulim të provave, deklarata të rreme dhe veprime e mosveprime që kanë dëmtuar Telekomin. Në kërkesën për inicim të hetimeve thuhet se të njëjtët kanë iniciuar, hartuar, nënshkruar dhe gjatë kohës së zbatimit të kontratës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar ose edhe e kanë fshehur dëmin që ishte duke shkaktuar kontrata, duke mundësuar kështu dëme të pariparueshme qindra milionëshe ndaj Telekomit si dhe dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që zyrtarët e Telekomit të Kosovës, në forma të ndryshme mund të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme nga kontrata e dëmshme për Telekomin e Kosovës, nga e cila u shkaktua dëmi në total prej mbi 100 milionë eurosh.

Dëmi nga humbjet komerciale nga zbatimi i kontratës llogaritet të jetë rreth 102 milionë euro, prej të cilave 51.4 milionë janë si pasojë e vendimeve të arbitrazhit. Telekomi ka akuzuar Dardafon.net për shmangie të tatimit në vlerë prej 16.2 milionë eurosh. Sindikata e kësaj ndërmarrjeje ka kërkuar nga organet e hetuesisë që të marrin masa për shkaktarët e këtyre dëmeve. Shpresat për ta quar drejtësinë në vend dhe sado pak ringjallur dhe shpëtuar Telekomin nga falimentimi i orkestruar, vijnë pas ndryshimeve në qeverisjen e vendit, me shpresë që edhe drejtësia do të jetë në nivel të detyrës. “Ne si sindikatë u bëjmë thirrje institucioneve, Qeverisë, Prokurorisë, edhe pasi menaxhmenti ka marrë vendim të mirë për të hetuar dëmet në Telekom të mos heshtin dhe të marrin veprime të mirëfillta, sepse Telekomi është shkatërruar ndoshta diku 200 milionë euro dëme nga kontrata me Z-Mobile dhe njëherë e përgjithmonë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, por edhe ata përfitues të cilët janë duke iu shmangur tatimeve dhe fshehjeve të tjera kanë fituar miliona euro”, thuhet në reagimin e sindikatës së Telekomit të Kosovës.

Për të mos e dëmtuar procesin hetimor paraprakisht, Telekomi as sindikata e Telekomit nuk i kanë bërë publik emra se ndaj cilëve persona kanë kërkuar hetime. Javën e kaluar, Gjykata e shkallës së dytë- Apeli, ka nxjerrë një aktvendim ku ka kthyer në pikën zero rastin mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Dardafon (Z-Mobile). Tani me më këtë rikthim në zero, të gjitha paratë që ishin përmbaruar, ndërmarrjes Publike Qendrore, Telekomi i Kosovës do të kërkojë t’i rikthehen në llogari pasi që është ndërhyrë kundërligjshëm dhe padrejtësisht, sepse Telekomi i Kosovës pretendon që i gjithë procesi gjyqësor ishte përcjellë me shkelje serioze.

Nga ana tjetër, në ballafaqim para arbitrazhit ndërkombëtar, kjo ndërmarrje muajin e kaluar ka humbur betejën e dytë ligjore në arbitrazh ndaj kompanisë Z-Mobile që detyron atë t’ia paguajë kompanisë së Blerim Devollit shumën prej 13.5 milionë eurosh për mos vazhdim të kontratës. Tani fati i kësaj ndërmarrje është në dorën e institucioneve të drejtësisë vendore, prokurorisë dhe gjyqësorit. Një institucion shtetëror sikur në këtë rast Telekomi i Kosovës që dikur ishte shumë stabil dhe profitabil në punët dhe angazhimet e këtij institucioni, dhe tani situata e krijuar kriminale në këtë institucion me kontrata të ndryshme si me Z- Mobile dhe tjerë pjesëmarrës në këto afera kriminale kërkon që të bëhet çmos dhe ky institucion të spastrohet nga krimi i organizuar dhe tjerat krime që e kanë sjell këtë institucion në gjendje të tillë para falimentimit, dhe njëherë e përgjithmonë të spastrohet dhe të zbulohen ata vepër kryes që e pruan këtë institucion në situatë të falimentimit dhe gjyqi kompetent të ndërmerr masat ligjore të dënimeve të tyre ndaj të gjithë atyre që kanë krye krime qoftë për përfitime të tyre personale apo të kompanive tjera si bashkpërfitues në ato afera korruptive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".