Me dokumente të falsifikuara tërhoqi 95 mijë euro nga një bankë në Ferizaj, policia arreston 3 persona

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 19:08
Me dokumente të falsifikuara tërhoqi 95 mijë euro nga një bankë në Ferizaj, policia arreston 3 persona

Një person duke u prezantuar rrejshëm dhe me dokumente të falsifikuara ka arritur t’i tërheq 95 mijë euro nga dega e bankës BKT në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2021 rreth orës 14:46 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

Sipas komunikatës së Policisë, pas një punë intensive të hetuesve rajonal, sot rreth orës janë  bastisur tri lokacione ndaras në  komunën  e Gjilanit dhe janë arrestuar tre persona të  dyshuar dhe të  njëjtit janë  shoqëruar në  Drejtorinë  Rajonale të  Policisë  në  Ferizaj.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë  ndaluar për 48  orë : personi me inicialet I.A ( M/K) i moshës 46 vjeçar , ku ndaj të  cilit është  iniciuar rasti ‘’Keqpërdorim i besimit’’ dhe personi i dytë  me inicialet SH.B ( M/K) i moshës 28 vjeçar, ndaj të  cilit është iniciuar rasti ‘’Mashtrim’’, ndërsa personi i tretë është  liruar për procedurë  të rregullt hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt, është  duke punuar intensiv në hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në komunikatën e PK.

(Kosova Sot Online)