Drenas/Një person ka raportuar në polici se të panjohurit e kanë rrahur

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 09:17
Drenas/Një person ka raportuar në polici se të panjohurit e kanë rrahur

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecur rrugës persona të panjohur e kanë futur në veturë, ku dyshohet se edhe është rrahur.

Viktima ka pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË /Gllogoc 09.04.2022-17:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një  veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)