Nga këto dy shtete, Kosova pranon më së shumti remitenca

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 11:32
Nga këto dy shtete, Kosova pranon më së shumti remitenca

Remitencat në Kosovë nga viti në vit kanë pasur ngritje. Krejt kjo falë diasporës shqiptare e cila jeton e punon në Perëndim.

Pikërisht këto remitenca janë edhe ndër burimet kryesore të mirëqenies ekonomike në Kosovë.

Organizata Germin ka publikuar një infografikë ku radhiten shtetet prej nga vijnë remitencat që nga viti 2011-2021.

Listës së shteteve iu prin Gjermania me 38% e pasuar nga Zvicra me 22%, SHBA me 6%, Italia me 5%, Austria 4%, Franca 4%, Belgjika 3%, Suedia 3%, Britania dhe Norvegjia me nga 2% dhe vende të tjera me gjithsej 9%.

(Kosova Sot Online)