Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë zbehet nën hijen e luftës në Ukrainë

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë zbehet nën hijen e luftës në Ukrainë
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë zbehet nën hijen e luftës në Ukrainë

Blerim Burjani

  • 11 April 2022 - 07:44

Shkruan:ANALISTI: Blerim Burjani

Kemi pasur dialog pa kufij deri më tash, janë bërë shumë takime e marrëveshje por s’ka ende asnjë zgjidhje që do të përfundonte me zgjidhje të përhershme. SHBA-të dhe BE-ja janë vetëm fascilator, lehtësues të dialogut por jo edhe kreator të propozimit final të zgjidhjes. Pra janë palët në dialog të drejtpërdrejtë ato që sipas tyre duhet ta gjejnë zgjidhjen, e këto palë asnjëherë nuk mundë të gjejnë zgjidhje vetë sepse kanë luftuar dhe janë palë të dala nga konflikti.

-Pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, dhe rimarrjes së mandatit të ri të konfirmuar nga ana e presidentit të deritashëm Serb Aleksandër Vuçiq, si pjesë e procesit të deritashëm të dialogut me Kosovës, do t ishte pozitive që të bëhet një hap përpara drejtë arritjes së marrëveshjes përfundimtare, duke vazhduar dialogun aty ku ka mbetur, pra për të gjetur një zgjidhje përfundimtare sa më parë. Mirëpo rrethanat ndërkombëtare me krizën e re, me gjendjen në Ukrainë mundë ta lënë dialogun më Serbinë në një plan tjetër. Pra tash për tash vëmendja është përqendruar në Ukrainë e jo në një dialog lokal apo regjional.

Pavarësisht kësaj, do të ishte shumë e dobishme që të gjendet një zgjidhje e përhershme, edhe pse mendoj që gjasat janë të vogla, sepse palët deri më tash për shumë vite nuk kanë treguar interesim të qartë për një zgjidhje reale finale. Kemi pasur dialog pa kufij deri më tash, janë bërë shumë takime e marrëveshje por s’ka ende asnjë zgjidhje që do të përfundonte me zgjidhje të përhershme. SHBA-të dhe BE-ja janë vetëm fascilator, lehtësues të dialogut por jo edhe kreator të propozimit final të zgjidhjes. Pra janë palët në dialog të drejtpërdrejtë ato që sipas tyre duhet ta gjejnë zgjidhjen, e këto palë asnjëherë nuk mundë të gjejnë zgjidhje vetë sepse kanë luftuar dhe janë palë të dala nga konflikti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".