Plaçkitet banka e njohur në Kosovë

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 18:18
Plaçkitet banka e njohur në Kosovë

Dega e Bankës Komerciale në Zubin Potok është plaçkitur nga tre persona me maska e të armatosur me pushkë automatike sot rreth orës 13:50 në Veri të Kosovës.

Patrullat e policisë kanë krijuar perimetrin rreth bankës dhe sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës Branislav Radoovic rasti po hetohet.

Radovic i ka thënë rrjetit televiziv N1 se tre personat e dyshuar e të armatosur janë arratisur në një veturë ngjyrë të kaltër të errët me targa regjistrimi kosovare në drejtim të rrugës magjistrale, e më vonë drejt Mitrovicës.

Ai ka shtuar se sipas punonjësve të degës së bankës të dyshuarit kanë vjedhur disa miliona dinarë serb dhe disa mijëra euro.

(Kosova Sot Online)