Kurti flet për ngritjen e buxhetit të Forcës së Sigurisë, përmend arritjet e fundit

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 11:29
Kurti flet për ngritjen e buxhetit të Forcës së Sigurisë, përmend arritjet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie ka folur për ngritjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë.

Kurti përmendi arritjet e fundit duke u shprehur se është arritur 52 për qind e buxhetit për mbrojtje në Kosovë.

“Kemi rritur për 52 për qind buxhetin për mbrojtje në Kosovë. Po avancojmë në forcën e sigurisë së Kosovës. Vitin e kaluar ka ndodhur ngritja më e lartë e FSK-së nëpërmjet, në njërën anë, ndërmarrjes më të madhe ushtarake të NATO-s të 27 shteteve të quajtur “Defender Europe 21” ku ne ishim pjesëmarrës me 330 ushtarë në mesin e 16 shteteve nikoqire. Kemi dëshmuar që oficerët dhe ushtarakët tanë nuk ngelin prapa atyre të vendeve të NATO-s. Dhe kur kësaj ja shtojmë zbarkimin e përbashkët në Kuvajt me ShBA-të, natyrisht që një institucioni të tillë shtetëror që tregon suksese dhe zhvillohet do t’i ndihmojmë, andaj është edhe ky buxhet shtesë. Ky buxhet shtesë është refleksion i kohës në të cilën ndodhemi dhe i fqinjit tanë verior dhe armiqësor që po armatoset”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)