Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashuri, ish-princesha japoneze gjen punë në SHBA

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 17:04
Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashuri, ish-princesha japoneze gjen punë në SHBA

Ish princesha japoneze Mako Komuro, e cila humbi statusin e saj mbretëror vitin e kaluar pasi u martua me Kei Komuro, i cili ishte një qytetar i thjeshtë pa status, thuhet se po punon në Muzeun Metropolitan të Artit Modern në New York.

Princesha 30-vjeçare u martua me Komuro në një zyrë regjistri në Tokio më 26 tetor. Ajo u privua nga zakonet e një martese mbretërore dhe refuzoi një pagesë prej 854,000 funte që i takonte si një vajzë mbretërore që largohej nga familja perandorake.

Megjithatë, Komuro nuk është pjesë e stafit në muze dhe është vetëm vullnetare, sipas The Japan Times.

Ajo ka punuar në një ekspozitë me piktura të frymëzuara nga jeta e Ippen (1239-1289), një murg që udhëtoi nëpër Japoni gjatë periudhës së Kamakura (1192-1333) duke prezantuar budizmin te masat dhe duke kënduar lutje gjatë vallëzimit.

Ish-princesha thuhet se po përdor njohuritë e marra nga e kaluara për historinë e artit në punën e kurimit në muze.

(Kosova Sot Online)