S’kalon mocioni i opozitës për formimin e Komisionit Hetimor

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 11:55
S’kalon mocioni i opozitës për formimin e Komisionit Hetimor

Vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të Komisionit Hetimor parlamentar të propozuar nga PDK-ja për energjinë.

Nga 108 deputetë të pranishëm, 72 vota janë nevojitur që mocioni të kalojë.

“33 deputetë kanë votuar pro, prandaj ky mocion mbetet në seancën e ardhshme”, tha Konjufca.

Partitë opozitare kanë vendosur ta lëshojnë sallën e Kuvendit pasi nuk u votua mocioni.

(Kosova Sot Online)