Edhe AAK-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 13:06
Edhe AAK-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme

Pas Partisë Demokratike, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sot, në Kuvendin e Kosovës nuk u votua miratimi i Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Opozita lëshoi sallën.

“Ju njoftojmë se në ora 14:00, në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

PDK-ja ka ftuar konferencë për në orën 15:00.

(Kosova Sot Online)