Fjalimi i Putinit: Rëndësia e asaj që nuk u tha

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 19:21
Fjalimi i Putinit: Rëndësia e asaj që nuk u tha

Në fund, ajo që ra në sy lidhur me fjalimin e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonive të Ditës së Fitores, ishte ajo që ai nuk e tha.

Ai nuk shpalli mobilizim të përgjithshëm për luftën e gjithanshme kundër Ukrainës.

Ai nuk shpalli fitore të luftës, e cila tani është në ditën e 75-të.

Ai nuk bëri asnjë kërcënim për përdorimin e arsenalit bërthamor të Rusisë, diçka që ai dhe zyrtarët e tjerë e kanë bërë vazhdimisht gjatë javëve të fundit.

Ai përmendi nazistët, por jo “denazifikimin”, që ishte një prej qëllimeve të deklaruara të Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Ai nuk bëri as një thirrje të përgjithshme për t’iu bashkuar ushtrisë, për ta bashkuar popullsinë ruse për sakrifica të mëdha në, ose për shkak të luftës.
Për vëzhguesit e afërt të Presidencës së Putinit, fjalimi i tij i 9 Majit pritej të ishte një prej fjalimeve më të rëndësishme në 22 vjetët e tij si udhëheqës i Rusisë – një paralajmërim për më shumë luftë, ose ndoshta paqe, e cila do të vinte

Sikurse në fjalimet e kaluara në Ditën e Fitores, Putin nderoi miliona qytetarë sovjetikë të cilët vdiqën duke luftuar kundër Gjermanisë Naziste. Ashtu sikurse në disa fjalime të mëhershme, por jo në të gjitha, ai përdori këtë fjalim për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Përderisa Kremlini po zhvillon luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë vëzhgues kërkuan që të analizonin detajet se si Putini do ta paraqiste luftën në Ukrainë, e cila sipas të gjitha llogarive – me përjashtim të mendimit të tij dhe disa të tjerëve – nuk po shkon mirë për Rusinë.

“Edhe një opsion është i mundshëm: me perden e hekurt përreth Rusisë që është ndërtuar nga sanksionet e fuqishme perëndimore, Putin ka siguruar regjimin e tij dhe ai do të jetë i kënaqur me të për vite me radhë”, tha Zubok.

“Në fund të fundit, ai është pothuajse 70 vjeç. Megjithatë, ky opsion presupozon një lider krejtësisht të ftohtë dhe cinik, retorika e të cilit për sakrificën dhe fitoren është vetëm një ‘blla-blla’ e madhe”, shtoi ai.

Në paradën vjetore u përfshi pjesëmarrja e zakonshme e qindra ushtarëve, marinsave dhe personelit tjetër ushtarak, të cilët marshuan pranë Kremlinit, teksa dëgjoheshin zhurmat e tankeve, automjeteve të blinduara dhe kamionëve që bartnin raketat balistike ndërkontinentale, që po ashtu parakaluar.

(Kosova Sot Online)