Krasniqi falënderon Ramën

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 20:26
Krasniqi falënderon Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për vizitën e tij në Hagë, ku për më shumë se një vit mbahet si i akuzuar për krime lufte, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Krasniqi ka thënë se kjo vizitë tregon kujdesin e Ramës për Kosovën dhe rikujton vlerat e përtejkufijshme mes dy vendeve.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli.

(Kosova Sot Online)