Ambasadori amerikan shkon në “Fadil Vokrri”

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 16:39
Ambasadori amerikan shkon në “Fadil Vokrri”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier sot ka qenë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ku e ka ndjekur ndeshjen e Superligës, Prishtina – Drita.

Hovenier ka publikuar disa fotografi, duke thënë se i ka bërë disa miq të rinj në kryqytetin e Kosovës.

“Pavarësisht se si e quani (football/soccer) është një ditë e bukur në Prishtinë për  dhe për të bërë miq të rinj. Ndeshja e fundit e sezonit në shtëpi për FC Prishtina vs. Drita FC”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

(Kosova Sot Online)