Musliu: liri për Nasimin e Hysniun

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 09:10
Musliu: liri për Nasimin e Hysniun

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në prag të seancës ndaj ish-udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ku pritet të shpallet aktgjykimi, ka kërkuar liri për ta.

Deputetja me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook shkruan: Liri për Nasimin e Hysniun. UÇK krenari kombëtare.

Seanca ku do të shpallet vendimi është paraparë për sot në ora 10:00.

Pak më parë gruaja e Nasim Haradinajt, Gjejlonja, në një bisedë tha se nuk pret drejtësi sot.

Ajo thotë se do të befasohej nëse do të ketë aktgjykim lirues për ish-udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), pavarësisht se beson në pafajësinë e bashkëshortit të saj.

(Kosova Sot Online)