Mahmuti: LPK ka funksionuar në mënyrën më demokratike të mundshme

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 21:20
Mahmuti: LPK ka funksionuar në mënyrën më demokratike të mundshme

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti tha se kishte demokraci në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. Theksoi se askush s’ka pasur frikë për të thënë atë që mendonte.

“LPK i ka pasur strukturat e veta udhëheqëse, ka pasur Kryesinë, sekretarin, kryetarin, ka pasur nënkryetarët e vetë. Ka pasur Këshillin e Përgjithshëm si organ udhëheqës i Lëvizjes ndërmjet dy mbledhjeve të përgjithshme”, tha Mahmuti.

“Është një karakteristikë. Mund të ketë përshtypje në bazë të thashethemeve por Lëvizja Popullore e Kosovës është forca politike që ka funksionuar në mënyrën më demokratike të mundshme. A ty ka pasur guxim intelektual dhe liri të atillë ku asnjëri s’ka pasur frikë të shpreh mendimin e vetë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)