Ja kush thotë: Nazim Bllaca ka vdekur

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 18:37
Ja kush thotë: Nazim Bllaca ka vdekur

Gjatë seancës së sotme në Tribunalin Special, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka thënë se Prokurori po mbështetët te dëshmitar Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.

Sipas asaj që tha sot avokati Ben Emmerson, Nazim Bllaca, që u bë i njohur për rrëfimet e tij për SHIK-un, ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ka informacione që në vitin 2019 që ishte një aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson.

(Kosova Sot Online)