Lexoni edhe:
Institucionet e drejtësisë janë një hap më afër ballafaqimit për pastrimit nga fshesa e ligjit Vetting
Një i burgosur shqiptar në Zvicër ka tentua t’i vë flakën qelisë së tij brenda burgut në katin e parë të objektit. Vetë ai përfundoi në spital meqë pati dyshime se ka thithur tym.
Ngjarja që ndodhi të premten pasdite aktivizoi 40 persona nga shërbimet e emergjencës për të ndalë zjarrin dhe për të evakuuar të burgosurit afër qelisë, të cilët po ashtu u prekën nga tymi, shkruan Blick.
“Shërbimi i shpëtimit të Zugut dhe policia e Zugut u larguan me disa automjete dhe rreth 40 persona nga shërbimet e emergjencës kanë arritur të shuajnë shpejt zjarrin. Për shkak të tymit që u shfaq, pasi përfundoi puna në fikjen e zjarrit u desh të evakuoheshin disa krahë qelish. Kjo nxori shumë punë për shkak të rregullave të sigurisë”, thanë zjarrfikësit.
Gjatë aksionit të shpëtimit janë shpëtuar pa lëndime 17 punëtore të shërbimit korrektues JVA Bostadel, zjarrfikës si dhe 14 të dënuar.
Ndaj 34 vjeçarit shqiptar është ngritur një ecuri penale nga Prokuroria e Zug-ut, derisa kjo e fundit akoma po heton për arsyen e vërtetë të shpërthimit të zjarrit.
(Kosova Sot Online)