Institucionet e drejtësisë janë një hap më afër ballafaqimit për pastrimit nga fshesa e ligjit Vetting

Institucionet e drejtësisë janë një hap më afër ballafaqimit për pastrimit nga fshesa e ligjit Vetting

Hajrullah Tërnava

  • 21 May 2022 - 09:05

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani për Kosovën është shumë e nevojshme që të miratohet ligji i Vettingut dhe çdo prolongim i këtij ligji për Kosovën është një dëm i konsiderueshëm, sepse pa miratimin e këtij ligji edhe gjërat që po tentohet të ndryshohen në institucionet e shtetit nuk mundë të jenë të suksesshme, sepse shpresat e pastrimit të shoqërisë së kriminalizuar në institucionet e shtetit të Kosovës janë te ky ligj.

Koha nuk duhet të humbet kot, prandaj sa më parë të të miratohet ligji Vetting, është reale të pritet që edhe njerëzit e kriminalizuar nëpër institucione të largohen nga ato vende të punës, dhe në vend të tyre të vijnë njerëz me përvoja dhe të shkolluar, e mbi të gjitha të jenë të edukuar me kulturë institucionale që do të punojnë në harmoni me ligjet pozitive të shtetit tonë. Prandaj pretendohet se do të jetë kjo vizita e fundit e delegacionit të Komisionit të Venedikut që ka arritur në Prishtinë, për finalen e konsultave dhe rekomandimeve rreth Ligjit Vetting, zgjidhja e nyjës të pritjes 6 mujore për miratim të ligjit në Qeveri dhe procedimit të amendamenteve në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të merr rrugë përpara procedura parlamentare e shqyrtimit në të dyja leximet, dhe ligji për Vettingun të finalizohet para shkuarjes së deputetëve në pushimet verore.

Anëtarët e Komisionit të Venecias, në ditën e parë të vizitës treditore që do të zhvillojnë për konsulta me të gjitha institucionet dhe organizatat që afektohen me zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të ligjit Vetting, kanë zhvilluar takimin e parë konsultativ me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Albulena Haxhiu. Delegacioni i Komisionit të Venecias i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrou dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dürr, kanë filluar takimet e ngjeshura konsultative me qëllim që të diskutohen draft Amendamentet Kushtetuese për çështjen e Vetingut dhe draft Opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente si dhe koncept dokumentin e ligjit të Vetingut si tërësi. Nga dita e parë e vizitës së tyre është raportuar se Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe grupi i hartuesve të dokumenteve, e kanë njoftuar raportuesen Mc Morrov me punën e deri tanishme të grupit punues në hartimin e Amendamenteve Kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve të përshkruara në draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias të cilat jua kishin rekomanduar dhe dërguar në vizitën paraprake, sipas kërkesës së Ministrisë së drejtësisë.

jithashtu raportuesja është njoftuar edhe me procesin e hartimit të Ligjit për Vlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku ministrja Haxhiu ka premtuar se, sapo të jetë gati dhe i përkthyer, edhe drafti i ligjit do të dërgohet para Komisionit për vlerësim. Ndryshe edhe gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu ka përmendur nevojën që ka sistemi i drejtësisë në Kosovë për Vetting si një kërkesë shoqërore për Kosovën, për shkak të ekzistimit të korrupsionit të përhapur në gjithë sistemin (të konstatuar edhe në draft opinion), për ndryshimet ligjore të vazhdueshme por pa rezultate konkrete dhe mos funksionimin e mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies për gjyqtar dhe prokurorë. Po ashtu është raportuar se takimi ka qenë shumë konstruktiv dhe në frymë mirëkuptimi, për çka në fund Zëvendëskryeministri dhe Ministrja e kanë falënderuar Komisionin e Venecias për punën e vazhdueshme që është duke e bërë në rastet që po i dërgon Kosova për Opinion dhe këshillat e vlefshme që po merr nga përvoja shumë vjeçare e Komisionit të Venecias në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe legjislacionin në fushën e sundimit të ligjit.

Ndryshe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e drejtësisë janë zotuar se aspekti procedural i shqyrtimit dhe miratimit të Ligjit Vetting do të përmbyllet gjatë këtij viti, për të filluar dhe zbatuar, duke dhënë rezultatet e para fundit të vitit dhe vazhdim në vitin vijues e tutje. Sa më parë të miratohet ligji i Vettingut, do të kontribuon të mirës nëpër institucionet e Kosovës, sepse spastrimi i këtyre institucioneve të drejtësisë duhet të ndodhë më shpejtë, kurse funksionimi i të gjitha ligjeve pas kompromis kundër krimit e korrupsionit, do ti kontribuoj përforcimit të shtetit të Kosovës, dhe në të ardhmen Kosovës do i hapen rrugët drejt shteteve të avancuara të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".