Gjergj Dedaj planifikon të vijë në pushtet!

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 14:46
Gjergj Dedaj planifikon të vijë në pushtet!

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme “nëse jo nga fundi i këtij vitit, në vitin 2023 patjetër”.

Ai tha se ndjehet “dhjetëfish më i fortë” pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit, ndërsa paralajmëroi se në Kosovë “në pushtet do të vijnë liberal-demokratët”.

“Sepse në vitin 2023 në Kosovë në pushtet do të vijnë liberal-demokratët. Pse e si, t’ia lëmë vitit 2023”, tha ai

Pa liberal-demokratë, Dedaj tha se “është vështirë me u mendu që ka me u pranu Kosova në Këshillin e Europës dhe NATO”.

“Alteranativa e vetme shpresëdhënëse për të ardhmën euro-atlantike të Kosovës është demokracia liberale”, tha ai.

Dedaj planifikon të vijë në pushtet “me votë dinjitoze”.


(Kosova Sot Online)