Moti në Kosovë për pesë ditë

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 08:11
Moti në Kosovë për pesë ditë

Mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë javës së ardhshme.

Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

(Kosova Sot Online)