Lexoni edhe:
Historia e rastit “Toka” zbulon lakuriq pasojat e instalimit të strukturave kriminale të SHIK-ut në sistemin e drejtësisë
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Reforma zgjedhore duhet domosdo të bëhet. Këtu duhet punuar në disa drejtime. Së pari, në faktin se nuk ka normë ligjore e kushtetuese mbi votën një votues me një votë, akt ky ka shtet liberalo-demokratik. Së dyti, në përcaktimin e parimeve bazike mbi bazën e ndarjes së pushteti dhe së treti, në kalimin e Presidentit në zgjedhje me vota të lira nga votuesit, e jo nga Parlamenti. Nëpërmjet kësaj vërehet se ndryshimin e shumë normave në Kushtetutën e Kosovës para reformës zgjedhore ose së bashku me reformë duhet të ndryshohen disa norma kushtetuese. Ka norma që duhet të hiqen krejtësisht, sepse janë norma të ligjeve, e jo kushtetuese.
-Ka kohë që në Kosovë është në diskutim reforma zgjedhore. Janë krijuar komisione e komisione, por reformë nuk është bërë. Shkaqet pse është vështirë të bëhet një reformë zgjedhore mbi baza demokratike dhe liberale është pikërisht Kushtetuta e Kosovës. Shumë nene të saja kufizojnë, për të mos thënë i ndalojnë, masat konkrete në reformë. Vetë fakti se kemi vende të rezervuara për komunitete, sikundër edhe mos mundësia e vendosjes mbi baza demokratike në Kuvend lidhur me ndryshimet kushtetuese, pa 2/3 e votave të komuniteteve, krijojnë situatë të vështirë për reforma.
Ndalimi i votës është akt antidemokratik dhe kushtëzon ndikimin e një grupi në skenën politike e juridiko-kushtetuese të Kosovës. Kështu është çështja në Kuvend për ushtrinë, për pushtetin komunal, për referendum dhe për shumë çështje tjera. Reforma zgjedhore duhet domosdo të bëhet. Këtu duhet punuar në disa drejtime. Së pari, në faktin se nuk ka normë ligjore e kushtetuese mbi votën një votues me një votë, akt ky ka shtet liberalo-demokratik. Së dyti, në përcaktimin e parimeve bazike mbi bazën e ndarjes së pushteti dhe së treti, në kalimin e Presidentit në zgjedhje me vota të lira nga votuesit, e jo nga Parlamenti. Nëpërmjet kësaj vërehet se ndryshimin e shumë normave në Kushtetutën e Kosovës para reformës zgjedhore ose së bashku me reformë duhet të ndryshohen disa norma kushtetuese. Ka norma që duhet të hiqen krejtësisht, sepse janë norma të ligjeve, e jo kushtetuese.
Mirëpo, nga Kushtetuta duhet të hiqen normat që bëjnë pabarazinë në Kuvend, sikundër është çështja me votat e rezervuara dhe vendimin mbi 2/3 e minoritetit, në mënyrë që vendimet e shumicës në Kuvend për çështjet e ndryshme, të futen në fuqi me shumicë të votave. Krahas këtyre ndryshimeve, kërkohet punë në reforma zgjedhore. Parimi bazik është një votë- një votues në të gjitha nivelet. Kjo venë për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale, sikundër edhe për votimet brenda Parlamenti etj.Ka edhe çështje teknike. Fjala është këtu për numërimin e votave në mënyrë elektronike dhe për komisionet zgjedhore në të gjitha nivelet. Këto të fundit kërkohet të jenë profesionale dhe e gjitha kjo kërkon reformim të Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës.
Serbia dhe Kosova me duar në xhepaLexoni edhe:
Në aktualitet është jo funksional. Mirë është të futen në KQZ më shumë kuadro jo politike dhe shumë profesional, pa hequr ata partiak. E gjithë kjo punë varet nga Komisioni që do të del nga Qeveria dhe Kuvendi për përgatitjen e reformës zgjedhore. Në Komision duhet të ftohen edhe ekspertë nga jashtë dhe nga skena jonë politike. Me atë përbërje besohet në suksese. Natyrisht se i takon Kuvendit të japi udhëzime dhe t'i përcaktoj parimet mbi të cilat punohet në reformë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".