Sveçla bisedoi me komisioneren europiane

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 21:19
Sveçla bisedoi me komisioneren europiane

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar sot një takim  virtual me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.

Siç njofton MPB, ministri e njoftoi Johansson për arritjet e Ministrisë që ai udhëheq dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Sveçla njoftohet se ripërsëriti kërkesën për liberalizim të vizave për kosovarët.

“Ministri Sveçla si në takimin e fundit që ka pasur me znj. Johansson në Slloveni, ka ritheksuar  nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë kudo në shtetet evropiane”, njofton MPB.

Nga ana tjetër u tha se Johannson e vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit, korrupsionit dhe të gjitha veprimtarive ilegale, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe ri-konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë.

(Kosova Sot Online)