Kryeministri grek i kundërpërgjigjet Erdoganit

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 20:48
Kryeministri grek i kundërpërgjigjet Erdoganit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu kundërpërgjigj deklaratave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se nuk dëshironte kurrë më të fliste me të.

Nga forumi i Davosit, Mitsotakis tha se është i vendosur për të mbrojtur të drejtat sovrane të Greqisë.

Ai tha se Turqia po sillet si një vend revizionist, me një sjellje krejtësisht të papranueshme.

Erdogan i bëri deklaratat pak ditë më parë, pasi tha se Mitsotakis i kishte këshilluar Shtetet e Bashkuara të mos i shisnin më avionë ushtarakë Turqisë.

Po ashtu, Erdogan kritikoi Greqinë që nuk po i dorëzon turqve, Gylenistët e akuzuar për grushtin e shtetit të vitit 2016.

(Kosova Sot Online)