Breshër i madh në Mitrovicë

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 15:09
Breshër i madh në Mitrovicë

Sot ka pasur një rënie të temperaturave, që ka shkaktuar edhe reshje shiu në vendin tonë.

Sipas pamjeve të publikuara nga qytetarët në Mitrovicë, atje tashmë është duke rënë breshër.

Prishtina Weather pak më parë ka thënë se në pjesët qendrore të Serbisë është zhvilluar një stuhi e shtrirë, e cila mund të kalojë edhe në Kosovë.

Kjo stuhi pritet të sjellë shtrëngata me reshje intensive të shiut dhe breshër.

(Kosova Sot Online)