Quebec ofron vaksina kundër lisë së majmunëve

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 20:25
Quebec ofron vaksina kundër lisë së majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar 911 raste me linë e majmunëve kryesisht në kontinentin europian

Zyrtarët shëndetësorë në Montreal të Quebec po ofrojnë vaksina kundër lisë së majmunëve për njerëzit që janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Ata që marrin vaksinat përfshijnë njerëz që kanë qenë në kontakt me raste të konfirmuara në 14 ditët e fundit. Ky vendim vjen mes rritjes së infeksioneve në zonë. Një pjesë e madhe e banorëve janë shprehur se rritja e transmetueshmërisë i ka detyruar ata që të marrin vaksinën.

Që nga e premtja Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë konfirmoi 77 raste të lisë së majmunëve me 71 në Quebec, pesë në Ontario dhe një në Alberta. Autoritetet shëndetësore janë shprehur se rastet pritet që të rriten edhe në shumë pjesë të tjera të vendit.

(Kosova Sot Online)