Tri objekte në Prizren përfshihen nga zjarri

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 11:58
Tri objekte në Prizren përfshihen nga zjarri

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në tri lokacione të ndryshme janë përfshirë nga zjarri dy shtëpi si dhe një kulm i një objekti, në Prizren.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarret në këto tri lokacione dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Rr.Shaip Spahiu, Prizren 08.06.2022-01:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në kulmin e një objekti. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Fsh. Billushë, Prizren 08.06.2022 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Fsh. Zym, Prizren 08.06.2022 – 10:45. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi e vjetër e pa banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)