Për nder të Ditës së Çlirimit, pushojnë nxënësit

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 08:43
Për nder të Ditës së Çlirimit, pushojnë nxënësit

 

Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme do ta kenë pushim sot, për nder të Ditës së Çlirimit. Edhe pse 12 qershori nuk është festë zyrtare, është vendosur që nxënësit të pushojnë një ditë pas.

Sot, Kryesia e Kuvendit në rend dite ka edhe ndryshimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Dje, më 12 qershor, ishte përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb.

(Kosova Sot Online)