Vetaksidentohet 16-vjeçari në Shtime

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 20:50
Vetaksidentohet 16-vjeçari në Shtime

Sot gjatë ditës një 16-vjeçar është vetaksidentuar me veturë në fshatin Pjetërshticë-Shtime.

Vetaksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të 16-vjeçarit mbi timon gjatë vozitjes, i cili ka goditur murin e një betoni, ndërsa vetura ka përfunduar jashtë rrugës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore të cilit i është nevojitur trajtimi mjekësor.

16-vjeçari është dërguar në QKUK.


(Kosova Sot Online)