Latifi për Edi Ramën: Është “bishë politike”

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 20:39
Latifi për Edi Ramën: Është “bishë politike”

Blerim Latifi, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë të hënën se Edi Rama “është bishë politike”.

Kështu ai e ka lavdëruar kreun e ekzekutivit shqiptar pas takimit të cilin e kishte me kryeministrin e Kosovëës, Albin Kurtin – gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare.

“Në fushën e marrëdhënieve me publikun Edi Rama është një “bishë politike”. Kudo që shfaqet e zotëron menjëherë hapësirën politike dhe e errëson praninë e të tjerëve”, ka shkruar Latifi në Facebook. “Vetësiguria e madhe në ato që thotë, spontaniteti dhe ironia goditëse e batutave të cilat nuk i harron kurrë, të kombinuara me fizikun e pazakontë, mbase e shpjegojnë këtë”.

(Kosova Sot Online)