Aplikimi për vizë, makth për kosovarët

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 21:00
Aplikimi për vizë, makth për kosovarët

Marrja e një vize është kthyer në makth për kosovarët. Përveç pritjeve para ambasadave dhe procedurave të ndërlikuara për aplikim, ata shpenzojnë edhe shumë para.

Por nga krejt këto procedura që iu duhet t’i kryejnë, qytetarët po mbesin të dëshpëruar nga përgjigjja që marrin.

Gjinovci ka bërë të ditur sa ka shpenzuar ai për një aplikim. 

Përkundër refuzimit ky i fundit do të aplikojë përsëri për vizë. Nëpër të njëjtat procedura të komplikuara, kanë kaluar edhe kosovarë të tjerë

(Kosova Sot Online)