Lexoni edhe:
BE-ja padrejtësisht e bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën bënë presion për Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë në Kuvendin e Kosovës, të enjten se “Lëvizja Vetëvendosje është duke e kapur Universitetin e Prishtinës”.
Hoxha ka kritikuar votimin për Këshillin Drejtues në Universitetin e Prishtinës, ku sipas saj “LVV-ja ka gisht”.
“Ju keni shkelur mbi parullat e huaja për Universitet cilësorë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, LVV-ja është duke fyer shumë profesorë në Universitet, duke mbështetur në Këshillin drejtues “njerëz jokompetentë”.
Po ashtu ajo e ka kritikuar edhe mungesën e grave në këtë këshill.
(Kosova Sot Online)