BE-ja padrejtësisht e bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën bënë presion për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

BE-ja padrejtësisht e bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën bënë presion për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Gani Qarri

  • 30 June 2022 - 07:37

Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri

Megjithëse marrëveshja kundër kushtetuese për asociacionin një etnik serb, ka shumë pika të kontestuara publikisht nga Gjykata Kushtetuese, të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, megjithatë, në tre ditët e qëndrimit të Lajçakut në Kosovë duket se pritet të rihapet edhe tema e Asociacionit me të gjitha partitë politike, pozitën dhe opozitën në vend, gjë që vërtetë është për çdo Kritik, kur nga BE, vetëm Kosovës, ende nuk po i lejohet liberalizimi i vizave si i vetmi vend në rajon, pa këtë të drejtë.

-Duket se vizita treditore në Kosovë e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,do të jetë vendimtare për ta rifilluar dialogun dhe rrugëtuar drejtë marrëveshjes finale, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes për Energjinë dhe licencimin e shpejtë të kompanisë menagjuese nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, ne veri. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor, ku gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.Vizita e Lajçak vjen vetëm pesë ditë pasi Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, mirëpo pala Serbe e trimëruar nga kjo marrëveshje, ka vazhduar këmbëngulë edhe në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin kundër kushtetues një etnik serb.

Megjithëse marrëveshja kundër kushtetuese për asociacionin një etnik serb, ka shumë pika të kontestuara publikisht nga Gjykata Kushtetuese, të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, megjithatë, në tre ditët e qëndrimit të Lajçakut në Kosovë duket se pritet të rihapet edhe tema e Asociacionit me të gjitha partitë politike, pozitën dhe opozitën në vend, gjë që vërtetë është për çdo Kritik, kur nga BE, vetëm Kosovës, ende nuk po i lejohet liberalizimi i vizave si i vetmi vend në rajon, pa këtë të drejtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".