Flet vëllai: Ky është veprimi që po bëhet për ta shpëtuar Shinzo Aben

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 10:30
Flet vëllai: Ky është veprimi që po bëhet për ta shpëtuar Shinzo Aben

Ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, po i jepet gjak pasi u qëllua dy herë me armë zjarri nga një sulmues i armatosur sot.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i tij, raporton BBC.

Abe është në gjendje kritike për jetën, pasi sulmuesi e qëlloi në qafë dhe shpinë nga një distancë e afërt.

Sulmuesi që u kap menjëherë nga rojet e sigurisë e qëlloi  Aben kurse gjendja e tij mbetet kritike.

41 vjeçari, Tetsuya Yamagami, banor në qytetin Nara është identifikuar si sulmuesi i Abes.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burimet qeveritare, Yamagami ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë.

Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005, tha burim.

(Kosova Sot Online)