
Lexoni edhe:
Skandalet korruptive të Behgjet Pacolli dhe lidhja e tij kriminale me Edi Ramën duhet të hetohen, të zbulohen e ndëshkohen me burg të përjetshëm
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i është kthyer udhëtimeve. Ai sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri.
Siç njofton ministria, Rifati do të ketë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Vjenë dhe në Grac.
Ministri Latifi në Vjenë do të takohen me homologun e tij, Johannes Rauch, me të cilin pritet të bisedojnë për bashkëpunimin bilateral në fushën e shëndetësisë. Mirëpo në Vjenë, Latifi do të takohen edhe me eurodeputetin Lukas Mandl dhe mjekë e studentë shqiptarë.
Ndërsa në Grac, Latifi do të takohet me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, me kryetarin e Gracit dhe përfaqësues të Odës së Mjekëve.
Sipas njoftimit të ministrisë, kjo vizitë ka për qëllim zhvillimin e një bashkëpunimi në shumë fusha të sistemeve shëndetësore të dy vendeve.
(Kosova Sot Online)