Raporti i OSBE-së: Incidentet në objekte të trashëgimisë kulturore dhe objekte fetare janë kryesisht me motive ekonomike

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 10:45
Raporti i OSBE-së: Incidentet në objekte të trashëgimisë kulturore dhe objekte fetare janë kryesisht me motive ekonomike

Një raport i OSBE-së, “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë”, tregon se shumica e incidenteve në objekte të trashëgimisë kulturore dhe atyre fetare janë të natyrës ekonomike, pra kryesisht vjedhje.

Raporti që përfshin periudhën 2014-2020, tregon se incidetet ndër vite janë shtuar.

Rrjedhimisht janë 247 incidente të kryera në objekte të trashëgimisë kulturore dhe objekte fetare brenda gjashtë, brenda kësaj periudhe.

Pos këtyre objekteve ka pasur edhe dëmtime të varrezave.

“Për më tepër, statistikat përfshijnë gjithashtu ndërtesat fetare të (ri)ndërtuara së fundmi (p.sh. të cilat u shkatërruan gjatë konfliktit në vitin 1999) të cilat ende nuk njihen si “trashëgimi kulturore”. Përderisa shumica e incidenteve kanë ndodhur në vendet e kultit, në 45 raste shënjestër ishin varrezat e komuniteteve të ndryshme fetare”, thotë raporti i OSBE-së.

Prej 247 incidenteve, janë 112 akte të vjedhjes së parave ose pasurive, por edhe paisje teknike si mikrofona, kabllo, ejt.

“Nga gjithsej 247 raste, 112 sosh janë vjedhje të parave ose pasurive. Kjo kategori përfshin vjedhjet e kutive për dhurime dhe ofrime, sende të luajtshme si altoparlantë, kabllo dhe mikrofona nga objektet fetare, gardhe rrethuese nga varrezat. Kjo do të thotë se 45 për qind e të gjitha incidenteve të regjistruara tregojnë për motiv ekonomik. Vjedhjet e veprave të artit dhe të sendeve të trashëgimisë janë raportuar në 17 raste. Megjithatë, edhe nëse vjedhjet kanë karakter thjesht monetar, ato mund të shkaktojnë dëme anësore në objektet fetare dhe laike.180 Për shembull, vini re rritjen e madhe të këtij lloji të krimit mes vitit 2016 (pesë raste) dhe 2017 (15 raste)”, thuhet në raport.

Por ka pasur edhe incidente të trashëgimisë kulturore dhe objektieve fetare me motive jomateriale. Këtu pos incidenteve në Kishin Ortodokse, përfshihen edhe incidentet nëpër prona të Bashkësisë Islame, por edhe vendet laike.

“Krahasuar me vjedhjet për motive monetare, incidentet që synojnë trashëgiminë kulturore dhe objektet fetare me motive jomonetare tregojnë një tendencë të ndryshme në atë që 57 për qind e 135 rasteve të mbetura (të karakterit jomonetar) janë kryer në kisha dhe varreza që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa 24 për qind ishin drejtuar kundër pronave fetare të Bashkësisë Islame. Në dymbëdhjetë raste (9 për qind), kishat katolike ishin shënjestër, ndërsa vendet laike 182 ishin në shënjestër vetëm në gjashtë raste. Objektet hebraike u prekën në tre incidente dhe një kishë protestante gjithashtu u vu në shënjestër një herë”, vazhdon raporti.

Raporti ka dhënë një mori vërejtjesh dhe rekomandimesh për trashëgiminë kulturore, sidomos kërkon nga komunat në planifikime më të mira hapësinore.

Po ashtu theksohet se ka një rritje të shtuar të qytetarëve për të raportuar incidentet në objekte të trashëgimisë kulturore. 

(Kosova Sot Online)