Osmani uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ka një kërkesë urgjente për BE-në

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 11:59
Osmani uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ka një kërkesë urgjente për BE-në

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri!”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Krahas urimit, Osmani ka adresuar edhe nevojën urgjente të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare europiane që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirinë e vizave për qytetarët tanë”.

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

(Kosova Sot Online)