
Studentët i denoncojnë në polici drejtuesit e fakultetit të Arteve që ua dëmtuan punimet

Tri studente e kanë denoncuar në Policinë e Kosovës, Fakultetin e Arteve, pasi menaxhmenti i këtij institucioni arsimor ua kishte dëmtuar punimet e masterit.
Një studente e nivelit master në Fakultetin e Arteve ka treguar se si menaxhmenti ua kishte larguar punimet e tyre nga klasa ku kishin qenë duke punuar.
Sipas studentes, kur i ishte kërkuar largimi i punimeve nga klasa, kishin kërkuar që tu sigurohet një klasë tjetër për tu zhvendosur por që menaxhmeni i kishte injoruar.
“Ne jemi tri studente që po studiojmë master tek Profesori Xhevdet Pantina . Secili profesor që ka klasë të masterit i takon hapësira që nxënësit të punojnë aty. Mirëpo, menaxhmenti i fakultetit na ka thënë me i largu punimet sepse duhet me liru klasën. Ne ju kemi thënë që me na gjetë një klasë tjetër edhe pastaj e lirojmë. Ata kanë thanë që nuk na intereson kjo gjë sepse s’kemi hapësirë”, tha studentja
Kështu, ditën e hënë kur ishte edhe afati i fundit për t’i larguar punime nga klasa, studentja thotë se menaxhmenti tashmë i kishte larguar pa miratimin e tyre.
Gjatë largimit të punimeve shumica prej tyre janë dëmtuar gjatë bartjes, pasi sipas studentes ishin bartur me mjete jo adekuate.
(Kosova Sot Online)